Transmetuar më 18-07-2020, 11:19

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi, e njohur me emrin artistik, FIfi,  është përfshirë në një aksident masiv rrugor pasditen e djeshme.

Fatmirësisht këngëtarja nuk ka pësuar lëndime, nga aksidenti në dalje të Tiranës.

Lidhur me ngjarjen, këngëtarja reagoi përmes një postimi në Instagram, ku sqaron se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, por ka patur vetëm dëme materiale të konsiderueshme.

“Nanusha… është e vërtetë puna e aksidentit".

"Mos u shqetësoni, kishte thjesht dëme materiale. Unë jam mirë“, ka shkruar këngëtarja në Instastory duke iu përgjigjur shqetësimeve të fansave, mbi shëndetin e saj pas aksidentit./NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd