Transmetuar më 18-07-2020, 09:10

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo, ka ironizuar politikat e ndjekura në vendin tonë, në këto dekada.

Mjeku e ka nisur mesazhin e tij sot me fjalët ‘‘Rrënoftë demon-kracia”, duke ironizuar klasën politike shqiptare, që herë bën marrëveshje, herë krijon trazira dhe po e njëjta mban pushtetin, ndërsa mjekët dhe populli po përballen me ditë tepër të vështira.

Demokracia, fjalë për fjalë do të thotë "pushtet i popullit", kurse "demon-kracia" për të cilën ka folur Kalo, është ‘pushtet i djallit’ dhe prandaj, ai nuk thotë rroftë, por ‘u rrënoftë’ ky pushtet.

Kalo që prej fillimit të pandemisë ka qenë shumë aktiv, duke komentuar situatat e ndryshme politike dhe sjelljet e deklaratat e ndryshme, sidoemos ndaj koronavirusit. Ka në fakt çudira në vendin tonë, jo vetëm me këtë situatë, që po e kalon e gjithë bota.

Përmes një fotoje të postuar në Facebook, Kalo shkruan:

”Nuk të shkarkoj, ti nuk do më shkarkosh. Nuku të Spak-oj, ti nuku do të më Spak-osh,. Të lumët na”, përfundon mjeku Kalo reagimin e tij, duke pretenduar mbi pazaret e pista politike, në kohën kur mjekët dhe shoqëria po përballet me COVID, duke hedhur kështu dyshime edhe mbi rolin e drejtësisë, që ka bashkëpunuar me politikën dhe ka pak gjasa të funksionojë si një sistem i pavarur, në funksion të zhvillimit të demokracisë.

/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd