Transmetuar më 17-07-2020, 23:49

Maqedonia e Veriut raportoi të premten 5 viktima dhe 164 të infektuar të tjerë me COVID-19, duke e rënduar më tej bilancin në 8,786 raste dhe 406 viktima.

Në përditësimin ditor autoritetet thanë se 3 nga viktimat ishin nga Shkupi, 1 nga Tetova dhe një në Resnjë. Në total autoritetet kishin kryer 1,612 teste, prej nga ku rezultuan pozitivë 164 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit u deklaruan “të shëruar” 74 persona, duke e çuar totalin në 3,704 raste ku virusi është mposhtur (42% e të infektuarve).

Me një mesatare prej 195 vdekjesh për çdo 1 milionë banorë, RMV po vuan bilancin më negativ të pandemisë në rajon.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd