Transmetuar më 18-07-2020, 01:49

Policia e Shtetit njoftoi sot pas orës 01.30 se po vijon kontrolli me radar, në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara

Pavarësisht kontrolleve të shtuara në këto akse, jo vetëm në fundjavë, por çdo ditë, ka akoma shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Prej orës 20:00 të mbrëmjes e deri në 01:00 të mëngjesit të sotëm (e shtunë) janë evidentuar nga kontrolli me radar shpejtësi nga 141 km/h deri 170 km/orë.

Një prej tyre ishte 25 vjeçar i cili lëvizte me shpejtësi 170 km/h. Ai u kap vetëm gjatë ndjekjes nga patrullat e Policisë Rugore pasi nuk ndaloi kur punonjësi i Policisë i bërë shenjë ndalimi.

Vetëm këtë natë ja 15 Leje Drejtimi të pezulluara për shpejtësi deri në dyfishin e limitit të lejuar në superstradën Tiranë-Durrës-Tiranë.

Me kujtesën se shpejtësia vret jetë, policia këshillon: "Shijoje fundjavën, por respekto rregullat e qarkullimit, se pastaj do të vuash mungesën e patentës në rastin më të mirë dhe aksidentin në rastin më të keq. /noa.al/

https://www.instagram.com/p/CCwxAi8HTIE/?igshid=16gj369rsx5a1

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd