
Doktori i Shkencave dhe pedagogu Ilir Pecnikaj, bën një denoncim shqetësues duke alarmuar se pastrimi i kryeqytetit po bëhet duke përhapur koronavirusin
Sipas Pecnikajt, fshirja me fshesë e rrugëve, ndikon në përhapjen e koronavirusit. Ai rekomandon se pastrimi duhet të bëhet vetëm përmes ujit, që nuk i ngrejnë spërklat që njerëzit mund të kenë përshtyrë në ajër.

“Covid përhapet përmes spërklave, pra nëse ne pështyjmë në tokë ai qëndron në tokë, dhe mund të qëndrojë aty për 48 orë.
Ne shohim që në Bashkinë e Tiranës, rrugët pastrohen me fshesa, që do të thotë e ngrejmë atë në ajër, ku rri në formën e aerosolit, dhe në formën e grimcave. Virusi mund të qëndrojë më shumë se 9 orë aty, ne nuk bëjmë gjë tjetër veçse i ngrejmë në ajër sekrecionet përmes fshirjes së rrugëve, ndaj duhet bërë larja e rrugëve dhe jo fshirja e tyre”, tha doktori i Shkencave.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





