Transmetuar më 17-07-2020, 19:58

Mbledhja e Këshillit Politik do të mbahet të hënën, në orën 11:00.

Mazhoranca dhe opozita jashtë parlamentare kanë rënë dakord për mbledhjen e tryezës, për të diskutuar ndryshimet kushtetuese.

Kanë konfirmuar pjesëmarrjen Damian Gjiknuri dhe Edi Rama nga socialistët, dhe Oerd Bylykbashi, Gazmend Bardhi e Petrit Vasili nga opozita.

Edhe pse Kryeministri kërkoi që Këshilli Politik të përbëhej nga kryetarët e Partive, opozita nuk e ka pranuar këtë propozim.

Opozita nga ana e saj kërkon me ngulm miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit, për të cilën mazhoranca ka thënë se do ta dërgojë për votim në Parlament në datën 23 qershor.

Në Këshillin Politik do të diskutohen ndryshimet kushtetuese që i çelin rrugë listave të hapura. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd