Transmetuar më 17-07-2020, 14:41
Foto ilustruese

Një 19-vjeçar u arrestua nga Policia e Tiranës pasi është denoncuar nga një vajzë më e madhe në moshë për përdhunim.

Blutë e kryqytetit kanë marrë denoncimin nga një 22-vjeçare, e cila thotë se i riu ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Ngjarja pretendohet të ketë ndodhur në ambientet e një hoteli.

Policia pas denoncimit tha se nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u arrestua në flagrancë shtetasi L. H., 19 vjeç, pasi në rrugën “Sotir Kolea”, në ambientet e një hoteli, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 22-vjeçare.

Po hetohet ngjarja, për të gjetur prova nëse qëndrojnë akuzat e ngritura nga vajza./NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd