Transmetuar më 17-07-2020, 12:25

Një person, i cili shpërndau foto dhe video ku thuhej se kreu i LDK-së, Isa Mustafa kishte ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus, është prangosur nga policia.

Autori që ndau një video të montuar, mësohet se është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, por nuk identifikohet me emër. Ai videon e rreme të ndarjes nga jeta të Isa Mustafës, e ka ndarë me anëtarë të tjerë të kësaj partie.

Ka qenë sekretari i LDK-së, Arban Abrashi ai që ka njoftuar policinë. Abrashi ka thënë se kanë lajmëruar menjëherë policinë e Kosovës pas përhapjes së videove dhe se i dyshuari është arrestuar.

Ndërkohë, familjarët e Mustafës konfirmuan se lideri i LDK-së po vazhdon që të qëndrojë në vetëizolim dhe është në gjendje të stabilizuar. /NOA.al

https://www.facebook.com/LedionMedia/videos/283383126072638/?t=6

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd