Transmetuar më 16-07-2020, 20:28



Një 36-vjeçar ka ndërrua jetë në Shkodër pas një aksidenti të rëndë. Viktima është shtetasi E. L. 36 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa, Shkodër.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, në lagjen “Liria”, Shkodër, kur motorçikleta me drejtues shtetasin E. L. 36 vjeç, është përplasur me mjetin Audi, me drejtues shtetasin A. M, 50 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër.
Për pasojë është dëmtuar ddejtuesi i motoçikletës, i cili ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Në vendngjarjen që shihni në foto, ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





