
Duke e cilësuar Reformën Zgjedhore si një prej kushteve krysore të hapjes së negociatave për Shqipërinë, Komisioni Europian kërkon miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit.
Sipas institucionit europian, kjo reformë mbetet një prej kushteve të vendosura nga Këshilli i BE-së në mars, kur pranoi hapjen e negociatave për Shqipërinë.
Por, po ashtu është është edhe kusht për mbledhjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare.
Pas deklaratës së ambasadorit të delegacionit europian në Shqipëri, Luigi Soreca, reagimi i Komisionit erdhi përmes zëdhënëses Ana Pisonero.
Ajo i kërkoi Parlamentit të mos rrezikojë marrëveshjen e 5 qershorit me ndryshime të tjera ligjore.
“Është thelbësore që marrëveshja e 5 qershorit për reformën zgjedhore në Shqipëri të ruhet e pandryshuar, nisur nga nevoja për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, një kusht i vendosur nga Këshilli në mars dhe për mbledhjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare për negociata. Çdo ndryshim tjetër ligjor nuk duhet të rrezikojë këtë qëllim fillestar,” tha Pisonero në një reagim në Tuitter. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





