Transmetuar më 16-07-2020, 16:00

Kolesteroli i lartë është një prej problemeve më të theksuara me të cilin përballen njerëzit.

Ekspertët e mjekësisë sugjerojnë konsumimin e tre ushqimeve, të cilët sipas tyre ndikojnë në ulje të kolesterolit deri në 40 përqind.

Një gjysmë mollë e kuqe në ditë

Molla e kuqe ka antioksidantët më të mire, dhe e pasur me fiber dhe ushqyes të tjerë.

Për këtë shkak, ekspertët rekomandojnë që të konsumoni vetëm një gjysmë molle të kuqe në ditë kundër kolesterolit.

Treçerek filxhani me copa panxhari

Fibra tek panxhari është e domosdoshme për mbajtjen nën kontroll të kolesterolit dhe shëndetit të zemrës, pavarësisht nivelit të triglicerideve.

Panxhari përmban shumë fibër dhe ushqyes të rëndësishëm që ndihmojnë zemrën, mëlçinë dhe trurin.

1 karrotë mesatare

Karrotat janë të shkëlqyera për zemrën dhe për sistemin tretës. Ato janë të pasura me fibër, beta karoten, antioksidantë, vitamina dhe minerale. Janë ideale me tre përbërës kundë kolesterolit të lartë. /k.k/noa.al/