Transmetuar më 16-07-2020, 12:24

Blendi Fevziu, drejtuesi i emisionin të njohur Opinion, po ashtu i njohur për pasionin e tij mbi udhëtimet, për vite me radhë, ka shëtitur tërë botën, por duket se kishte lënë disi pas dore Shqipërinë.

Në këtë kohë pandemie, duke qenë se kufijtë janë mbyllur, Fevziu ka gjetur edhe momentin e duhur, për të eksploruar bukuritë e rralla të vendit tonë. Nga malet e larta të Alpeve dhe deri në bukuritë e rralla të Gjirokastrës, apo Beratit,  moderatori i njohur, nuk ka lënë vend pa vizituar.

Ai ditën e fundit është shfaqur në brigjet e jugut, nga Vlora në Sarandë, duke eksploruar edhe atje vendet më tërheqëse.

Nga Alpet, te Shpella e Pirateve, Dhërmiu, e zonat e tjera piktoreskte të vendit tonë, janë vizituar në harkun e dy javëve nga Fevziu.

Është koha për të eksploruar bukuritë natyrore të Shqipërisë.

/NOA.al