Transmetuar më 16-07-2020, 10:52

Ditë tjetër me bilanc të rëndë, si pasojë e Covid. Tre pacientë raportohet zyrtarisht se kanë humbur betejën me koronavirusin dhe 99 të tjerë kanë  rezultuar pozitivë, pasi i janë nënshtruar tamponit, gjatë 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit ka humbur jetën një 44 vjeçare nga Tirana, prej 10 ditësh e intubuar dhe pa sëmundje bashkëshoqëruese, perveç obezitetit.

Nuk e kanë fituar betejën edhe dy qytetarë, një 64 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjeçare nga Vlora me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërkohë me rritjen e numrit të të shtruarve rihapet edhe spitali tjetër COVID në vend, ai “Shefqet Ndroqi”. Ministria e Shendetesise ka bere me dije sot se situara paraqitet serioze.

“Në 24 orët e fundit është shtuar numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Me hapjen e Covid 2, aktualisht në dy spitalet Covid, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 102 pacientë, 11 pacientë janë në terapi intensive dhe 3 prej tyre janë të intubuar”- tha Dr. Marjeta Dervishi, nga Instituti i Shëndetit Publik. /NOA.al

COVID-19 – Statistika (16 Korrik 2020)

Testime totale 34175

Raste pozitive 3851

Raste të shëruara 2137

Raste Aktive 1610

Humbje jete 104 (Qarku Tiranë 54, Shkodër 17, Durrës 16, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 1, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

🔴 MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19Dr. Marjeta DervishiInstituti i Shëndetit Publik

Publiée par Edi Rama sur Jeudi 16 juillet 2020