Raporti i qeverisë Britanike: Skllavëria moderne, shqiptarët të parët në botë
Transmetuar më 16-07-2020, 10:33

Në BE, atje ku Shqipëria synon të shkojë, vështirë se mund të udhëtosh me një makinë mbi 100 mijë, të kesh vila, pallate dhe komplekse, si në Shqipëri, nëse nuk ke një profesion që garanton të ardhurat, trashëgimi pasurie, apo nëse nuk ke të rregjistruar ndonjë biznes, që të mos jetë thjesht për pastrim parash. Për të tilla pasuri, nëse nuk zotëron një sipërmarrje ku të të jenë të justifikuara të ardhurat, që nga nisja dhe deri te lulëzimi i biznesit, do të duhet të përgatitesh për një betejë të ashpër me shtetin.

Shqipëria ka disa vite që synon çeljen e negociatave me BE-në, por a do të mund të bëhet ndonjë herë vend anëtar i saj, nëse shifrat alarmante që raportohen nga Britania e Madhe, do të mbetet të tilla, sikurse ato nuk njohin ulje gjatë viteve të fundit.

Dhe nëse shifrat për shqiptarët janë po aq alarmante në vende si Holanda, Franca dhe Anglia, ku funksionon shteti i së drejtës, në vendin e tyre, ku shteti i së drejtës nuk ekziston, logjika e thjeshtë të çon te gjendja e mjerueshme, ku mund të jetë katandisur shoqëria jonë.

Mediat e huaja raportojnë shpesh për rolin dominues të shqiptarëve, në trafikun e drogës, kudo në Europë. Dhe me siguri kjo pjesa më e madhe e parave që ka si burim aktivitetet kriminale, vjen dhe pastrohet në Shqipëri, çka e ka kthyer vendin në një "lavatriçe", në pamundësi për të ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme dhe prodhuese.

"Nga portet e Evropës deri në rrugët e Londrës, një rrjet i gjerë kriminal shqiptar tani është në krye të tregtisë së kokainës, që kap vlerën e mbi 5 miliardë eurove, në Mbretërinë e Bashkuar", shkruhej në një një artikull nga "The Guardian", gjatë vitit të kaluar. Në artikullim me titull "mbretërit e kokainës, si e morën shqiptarët tregun në Britani",  tregohej roli dominues i tyre në tregtinë e lëndëve narkotike. Shumë shqiptarë të tjerë raportohet se janë arrestuar, brenda fermave të kanabisit në Angli.

Megjithatë, shumë shqiptarë që arrestohen, shpresh pretendojnë se janë thjesht punëtorë dhe veprojnë jashtë ligjit për të mbijetuar, çka edhe pas hetimeve, kur rezultojnë të tillë, dënohem më pak se një vit.

Një raport i qeverisë Britanike, siguruar nga NOA.al, mbi kriminalitetin dhe shkeljet në punë, i quajtur "Raporti i Sllavërisë Moderne", i vitit 2019,  i ka nxjerrë shqiptarët të parët në botë, sa i përket shkeljeve në punë. Sipas këtij raporti, shqiptarët përdoren në Britaninë e Madhe si "skllevër modernë" duke lënë pas Vietnamin në vendin e dytë, vendet e varfëra të Afrikës, por edhe Kinën dhe Indinë, vendet aziatike që kanë mbi 1 miliard banorë.

Në 2019, në mesin e viktimave në punë, mbi kategorinë e të rriturve, lloji më i zakonshëm i raportuar i shfrytëzimit, ishte ai shfrytëzimit në punë (52%) i ndjekur nga shfrytëzimi seksual (33%). Ndër fëmijët, lloji më i zakonshëm i shfrytëzimit ishte po ashtu shfrytëzimi i punës (63%), pasuar nga shfrytëzimi seksual (20%). Shifrat janë gati të njëjta me ato të viteve 2017 dhe 2016. Raporti regjistron viktimat e kriminalitetit përmes detyrimit dhe shfrytëzimit të punës. Nga 3,990 referime të shfrytëzimit të punës më 2018, 47% (1,868) janë regjistruar si ‘kriminalitet i detyruar’. Nga këto referime, 1.333 (71%) kishin të bënin me shfrytëzimin e fëmijëve dhe 535 (29%) kishin të bënin me shfrytëzimin e të rriturve.

Agjencia shtetërore Britanike “NRM” përpiloi raportin. Nga 3,990 referime të shfrytëzimeve në punë, në 2018, 47% (1,868) janë regjistruar si krim i detyruar. Nga këto referime, 1.333 (71%) kishin të bënin me shfrytëzimin e fëmijëve dhe 535 (29%) kishin të bënin me shfrytëzimin e të rriturve.

Në 2019, viktimat e skllavërisë moderne të punës në Mbretërinë e Bashkuar, raportohet se kishin origjinë nga 130 vende; kjo përfaqëson një rritje prej 12% të numrit të vendeve të origjinës së viktimave të mundshme të referuara, për vitin 2017. Vendi më i zakonshëm i origjinës, i raportuar për numrin e viktimave të mundshme të shfrytëzimit të të rriturve në punë ishte Shqipëria (19%) dhe për shfrytëzimin e fëmijëve ishte Mbretëria e Bashkuar (45%). Shumica e viktimave të kategorisë së të rriturve nga Shqipëria (67%) pretendojnë se janë shfrytëzuar seksualisht, ndërsa shumica e atyre që pretendohet të jenë shfrytëzuar pasi fëmijët në MB ishin viktima të shfrytëzimit të punës (987, 70%), një kategori e cila përfshin edhe shfrytëzimin kriminal.

Ashtu si në 2018, viktimat e mundshme të skllavërisë moderne u raportuan se kishin origjinë nga 130 vende; të dhënat paraqesin një rritje prej 12% të numrit të vendeve të origjinës së viktimave të mundshme referuar vitit 2017. Vendi më i zakonshëm i origjinës i raportuar për viktimat e mundshme mbi moshën 18 vjeç ishte Shqipëria (19%) dhe për numrin e atyre që shfrytëzoheshin si fëmijë vendin e parë e mbante  Mbretëria e Bashkuar (45%). Pjesa më e madhe e potencialit të viktimave nga Shqipëria (67%) pretendojnë se janë shfrytëzuar edhe seksualisht, ndërsa shumica e tyre pretenduan se  janë shfrytëzuar edhe fëmijë.

Për raportin e vitit 2019, Mbretëria e Bashkuar, pra si vend origjine, kishte numrin më të madh sa i përket kriminalitetit në punë, i ndjekur nga Shqipëria dhe Vietnami. Referimet në lidhje me shtetasit në Mbretërinë e Bashkuar u rritën me 98%, në krahasim me një vit më parë (nga 819 në 1.625). Vende të tjera të origjinës së zakonshme përfshinin Kinën, e cila ishte vendi i katërt më i zakonshëm.

Kina pasohet nga Rumania, e cila zëvendësoi Nigerinë, si vendi i pestë dhe lista vijohet më tej nga Sudani. Pakistani u klasifikua vitin e kaluar në dhjetëshen e parë. Në përpilimin e të dhënave ndihmuan Agjencia Kombëtare e Krimit dhe policia, Zyra e Brendshme, Autoriteti “Gangmaster” dhe Abuzimi mbi Punën (GLAA), si dhe autoritetet lokale. Një pjesë të madhe përqindja e referimeve të “NRM” për vitin 2018, u realizua nga Home Office UKVI (2,096; 30%), kryesisht si pjesë e kërkesave për azil, dhe policia dhe Agjencia Kombëtare e Krimit në Britaninë e Madhe. Nga 3,128 raste të referuara për shfrytëzimin e fëmijëve në 2018, 2,248 (72%) ishin meshkuj dhe 880 (28%) ishin femra.

/NOA.al

Loading...