Morën pjesë në një varrim! Vatra të reja COVID në Dibër dhe Devoll, infektohej edhe mjekja
Transmetuar më 16-07-2020, 09:52

Disa nga qytetet që gjatë izolimit nuk kishin asnjë rast me Covid, po përjetojnë momente paniku me rihapjen.

Përveç  pesë rasteve pozitive në Dibër, edhe katër raste të reja janë zbuluar edhe në Devoll, mes të cilëve është infektuar edhe një mjeke.

Të gjithë të infektuarit në Devoll janë pjesëtarë të një familje, nga fshati Baban, apo edhe lidhje familjare me rastin e parë.

Mësohet se ditë më parë ka pasur një varrim në këtë fshat dhe besohet se aty të jenë përhapur virusi, ndërkohë që të tjerë po i nënshtrohen tamponit.

Ndërkohë pas rastit të mjekes, e cila besohet se u infektua nga i ati i saj, është karantinuar gjithë stafi i qendrës shëndetësore në Devoll.

Gjatë javës së fundit, vendi ynë ka pasur një rritje të dukshme të rasteve, madje vetëm dje humbën jetën katër persona, si dhe ndërruan jetë dy të tjerë, gjithashtu të dëshuar me Covid.

/NOA.al

Loading...