Transmetuar më 15-07-2020, 13:48

Shfaqi simptomat të Covid, një grua është dërguar me urgjencë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Gruaja nga Elbasani, një 50-vjeçare, ka patur probleme me frymëmarrjenm duke bërë që mjekët t’i bëjnë fillimisht një ekzaminim të mushkërive, gjë e cila ka bërë që ata të dyshojnë për infektimin e saj me koronavirus.

Për shkak të problemeve shëndetësore, gruaja është dërguar urgjentisht në spitalin e Tiranës, ku edhe do t’i bëhen ekzaminime të tjera për të konfirmuar nëse ka apo jo koronavirus.

Në 14 orët e fundit u rregjistruan 4 viktima në vendin tonë, mes tyre edhe një 21-vjeçare.

Po ashtu pati edhe 85 raste të reja me Covid-19.

/NOA.al