




Lëkundje tërmeti janë ndjerë sot në Korçë dhe zonat përreth qytetit juglindor.
Sipas EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.6 shkalla Rihter.
Lëkundjet janë ndjerë aq sa ka krijuan panik pasi në epiqendër tërmeti ka pasur një thellësi vetëm 2 km. Me epiqendër 126 km në juglindje të Tiranës, vetëm 16 km në jug të Korçës, lëkundjet janë ndjerë kryesisht nga qytetarët e zonës së Korçës.
Por sipas dëshmive, lëkundjet janë ndjerë fort dhe disa i ka zgjuar edhe nga gjumi. Tërmeti i orës 08:32 të ditës së sotme, për fat të mirë ka zgjatur fare pak.
"I shkurtër, por i fortë", kanë qenë disa nga dëshmitë mbi lëkundjet e mëngjesit të sotëm në zonat përreth Korçës.
/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





