Transmetuar më 14-07-2020, 21:23

Një person në Korçë krijon panik te qytetarët duke qëlluar me armë zjarri në ajër.

Ngjarja ka ndodhur sot në lagjen nr. 4 në qytet.

Policia ka vënë në pranga një 32-vjeçar me inicialet F. P., banues në Korçë.

Shërbimet e Policisë, i kanë gjetur 32-vjeçarit edhe armën e zjarrit tip pistoletë, me të cilën ky shtetas kishte qëlluar në ajër.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd