“Kaos total në spitalet tona! Ne i presim me trëndafila turistët e vendeve më të infektuara të Europës, ata na mbyllin dyert!”
Transmetuar më 14-07-2020, 15:04

Mjeku i Urgjencës në QSUT, Petrit Vargu, situatën e krijuar në vend si pasojë e pandemisë COVID e konsideron kaotike.

Ajo thotë se, ndërkohë ne presim me trëndafila në duar turistët që vijnë nga Polonia, një prej shteteve më të infektuara nga COVID, Europa nga ana tjetër, i mbyll dyert Shqipërisë.

Nisur nga rastet e fundit BE ka vendosur që kufiri të mbetet i mbyllur me vendin tonë, të paktën edhe për 15 ditë të tjera, deri në fund të këtijn muaji, kur do të merret vendimi i radhës.

“Kaos total, në trajtimin e Covid-19! Europa na mbyll dyert. Ne presim me trëndafila turistët polake që vijnë nga një prej shteteve më të infektuara në Europë".

Mjeku vë në dukje edhe vështirësitë në spitalet tona, ku sot u regjistruan 96 të inbfektuar me Covid, si dhe dy pacientë humbën jetën.

"Shumë pacientë me ndryshime saturimesh të oksigjenit, mjekohen në menyre popullore nëpër shtëpi. Pse nuk hapet Sanatoriumi? Apo kanë frikë se do mbushet brenda nje dite? Mënyra sesi reagon 127 nuk dua të preket nga unë. Flet vete populli. Ministrja deklaron që ka marre 90000 teste, por nga ana tjeter jemi i vetmi vend në botë me nje aparat PCR-je".

"Është njëlloj sikur te kesh puse të tëra me naftë dhe për qarkullimin e qytetareve të ketë vetem një motor “Vespa”.Tani nuk mund të flasim më për menaxhim të situatës. Nga ana ime une shtroj pyetjen:Kjo gjë behet me qëllim apo nga injoranca?’, thotë ne reagimin e tij mjeku Vargu.

Ditën e sotme mbërritën në Rinas dy çartera me turistë polakë. Polonia aktualisht ka 38 457 të infektuar dhe 1588 të vdekur si pasojë e COVID, ndërsa vendet e BE-së kanë vendosur të mos e hapin kufirin me SHqipërinë për shkak të rasteve në rritje.

Madje Austria paralajmëron sot mbylljen  e fluturimeve ajrore me vendin tonë, pasi ndaloi fluturimet ajrore me Kosovën, vendim ky që mund të pasohet edhe nga vendet e tjera.

/NOA.al

Loading...