Transmetuar më 14-07-2020, 13:51

Pas mbylljes së sezonit televiziv, Rudina Magjistari ka nisur pushimet e verës.

Moderatorja ka zgjedhur të pushojë jashtë vendit tonë.

Në kohë pandemie, kur dihet se kufijtë janë mbyllur për shqiptarët, në aeroport ajo është ndeshur me një numër të madh turistësh.

Rudina kishte si destinacion Turqinë, por duket se edhe shumë të tjerë kanë qenë se bashku me të, me të njëjtin destinacion.

Në fotot e postuara nga prezantuesja në Instagram, shihet një numër i madh turistësh dhe ajo e ka ndarë këtë fenomen, që e la të befasuar, në Instagram.

"Mendoja që ishin shumë më pak ata që udhëtonin në këtë periudhë. Dhe kurioziteti në këtë fluturim të parë është i madh", shkruan Rudina.

Turqia nuk është pjesë e BE-së ndaj edhe i lejon shqiptarët, të udhëtojnë për turizëm në vendin e saj. Sigurisht, përmes kontrollit. Gjithsesi, kjo duket se është arsyeja, përse numri i shqiptarëve që po udhëtojnë këtë verë drejt Stambollit është shumë i lartë, aq sa e ka habitur moderatoren.

/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd