Transmetuar më 14-07-2020, 11:17

Situata në Spitalin Infektiv vijon të jetë shqetësuese, tha sot Ministria e Shëndetësisë. Numri i të shtruarve me koronavirus te Infektivi ka shkuar në 90, nga 120 shtrerër që ka në total ky spital.

Duke apeluar për respektimin e masave, Ministria e Shëndetësisë thekson se vijon të ketë shtrime të reja në spital dhe situata paraqitet shumë serioze.

“Aktualisht janë të shtruar 90 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë. Në vendin tonë aktualisht janë 1508 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës”, thekson MSH.

Ndërkohë, lidhur me situatën e rënduar Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se së shpejti do të rikthehet sërish në Covid-2 spitali “Shefqet Ndroqi”.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit u regjistruan 96 raste të tjera pozitivë në 24 orët e fundit është: 51 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan, Pogradec, nga 3 raste në Krujë, Kukës, nga 2 raste në Fier, Lezhë, Kavajë, Kamëz, Dibër, dhe nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Devoll, Has, Lushnje, Mat, Përmet, Sarandë, Prrenjas, Bulqizë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton edhe një herë për masat e thjeshta që duhet të respektojë çdo qytetar në përditshmëri:

Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën

Ruani distancën në ambientet publike.

Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.

Shmangni grumbullimet me shume njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.

Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun e familjes.

Nëse nuk është e domosdoshme evitoni kontaktin me institucionet shëndetësore.

Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 672

Durrës 219

Shkodër 190

Vlorë 97

Lezhë 77

Kukës 51

Korçë 46

Berat 40

Elbasan 39

Fier 36

Gjirokastër 22

Dibër 19

/NOA.al