
Kështu është shprehur të hënën kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëron se Covid-19 mund të shkojë edhe më keq se kaq.
Pandemia ka potencialin të bëhet shumë më keq, tha ai, nëse vendet e prekura nuk marrin masat bazike të kujdesit.
“Më lejoni të jem i hapur, shumë vende janë drejtuar në drejtim të gabuar, virusi mbetet armiku publik numër një”, u shpreh Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Nëse rregullat bazike nuk ndiqen, e vetmja gjë që do të ndodhë me këtë pandemi, është do të të bëhet keq e më keq. Por nuk ka pse të shkojë kështu,” u shpreh ai.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Brazili janë shtetet më të prekura deri më tani nga Covid-19. India është një vend tjetër që po vuan pasoja të rënda.
“Nuk do të ketë kthim në normalen e vjetër për të ardhmen e parashikueshme. Ka shumë për t’u shqetësuar,” shtoi Tedros, në disa nga komentet e tij më të forta të javëve të fundit.
OBSH raportoi një rritje rekord të rasteve ditore-globale me Covid-19, 228,102 raste ku konfirmuan brenda 24 orësh. Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetit është përballur me kritika të ashpra, mbi kontradiktat e shumta mbi udhëzimet dhe manaxhimin e Covid-19.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





