






















Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar depozitoi padinë e gjashtë në SPAK për shembjen e Teatrit.
Kallëzimi i fundit i depozituar në SPAK bëhet kundër kryeministrit Rama, kryebashkiakut Veliaj, kompanisë private Big-Bjarke Ingels Group dhe arkitektit danez Ingels, kompanisë Fusha dhe administratorit të saj Shkëlqim Fusha.
AMT kërkon nga SPAK fillimin e ndjekjes penale ndaj personave të kallëzuar për kryerjen e veprave penale korrupsionin pasiv ne sektorin privat, dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm, ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe shpërdorim detyre.
AMT gjithashtu kërkon marrjen e sekuestros preventive ndaj projektit të Ingels për Teatrin dhe pezullimin e procedurave të konkursit për projektin e Teatrit të ri të shpallur nga bashkia Tiranë pas shembjes së tij.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





