Përfundon seanca e parë e marrjes në pyetje, Hashim Thaçi rikthehet nesër në zyrën e Prokurorit të Hagës
Transmetuar më 13-07-2020, 19:45

Për gjashtë orë me radhë, Presidenti i Kosovës ka qëndruar në zyrën e Prokurorit Special të Hagës, ku është marrë në pyetje në lidhje me aktakuzën për krime lufte.

Për gazetarë, Thaçi ka thënë se “i jam përgjigjur pyetjeve që u kanë interesuar prokurorëve".

Ai do të rikthehet sërish nesër për të vazhduar seancën e pyetjeve.

Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte, ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Thaçi më herët ka deklaruar se do të japë dorëheqje nga posti i Presidentit, nëse aktakuza ndaj tij konfirmohet. /k.k/noa.al/

Loading...