Transmetuar më 13-07-2020, 19:23

Një person është plagosur me armë zjarri në dorë dhe ka marrë shërbim mjekësor në Spitalin e Laçit.

40-vjeçari Vasil Rama, nga Kurbini, u paraqit për ndihmë në spital, por ka mohuar të jetë plagosur nga plumbi.

“Më datë 13.07.2020, shtetasi V.R., banues në Gjormë, Kurbin është paraqitur në spital Kurbin për mjekim, i cili kishte  dëmtuar krahun e djathtë, dyshohet me armë zjarri  dhe pas ndihmës mjekësore është larguar për në banesë”,  njofton policia.

Vijon puna për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarjeje, dhe arsyet se përse i lënduari e ka fshehur ngjarjen nëse është plagosur me armë zjarri. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd