Transmetuar më 13-07-2020, 19:19

Numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi është rritur ndjeshëm, po ashtu edhe ai i rasteve të reja.

Eugena Tomini, shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, tha në A2 se të gjithë duhet të bëjmë kujdes të madh, pasi së fundmi është vërejtur se virusi po godet edhe të rinjtë.

“Është një situatë që deri diku ka qenë e parashikuar për sa i përket rritjes së rasteve të reja. Aktualisht po bën një rrugëtim të tij jo nën efektin e masave shtrënguese që në katër javët e marsit ka qenë nën efektin e karantinës. Virusi ka një transmetueshmëri dhe një virulencë pothuajse të njëjtë për 6 javët në vijim. Nuk ka diferenca në prekje edhe pse në javë të para u fol se moshat e treta janë më të prekurit. Ndërkohë, po vihet re se transmetueshmëria dhe virulenca po ndjehet fuqishëm edhe në mosha të reja që nuk kanë patologji të tjera bashkëshoqëruese, por kanë edhe një klinikë agresive. Kjo ka treguar se edhe moshat e reja janë simptomatikë, madje ka edhe raste që janë në terapi intensive dhe janë në moshë të re”.

Tomini tregon më tej se niveli i transmetueshmërinë është rritur nga 0,9 në 2,3 persona. “Aktualisht, paralelisht asimptomatikët janë në nivelin e 1340 pacientëve. Këta pacientë duhet të vetizolohen. Niveli i transmetueshmërisë së virusit nga 0,9 ka shkuar në 2,3. Një person infekton në të njëjtën kohë 2,3 persona dhe kjo do të thotë se dyfishi i këtyre personave mund të jenë të pakonstatuar”.

Për Tominin, maska është domosdoshmëri të paktën në ambiente të mbyllura. “Është nevojë, e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur edhe pse nuk e arrijnë mbrojtjen 100%.