Transmetuar më 13-07-2020, 18:49

Kosova i ka kërkuar Shqipërisë që të pezullojë tarifën për Rrugën e Kombit, deri në datën 15 shtator të këtij viti.

Ka qenë zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj- Halimaj, ajo që e ka kërkuar një gjë të tillë në takimin e zhvilluar me homologun e saj shqiptar, Erion Braçe.

Ajo kërkoi nga Qeveria shqiptare që të shikojë mundësitë për pezullimin e taksës në Rrugën e Kombit për qytetarët e Kosovës, për së paku dy muaj, deri më 15 shtator.

Kjo pasi kosovarët janë të shumtë në numër që kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar.

Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Braçe u zotua se kërkesën për pezullimin e taksës do ta ngrjë në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Shqipërisë, që pritet të mbahet këtë javë. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd