Transmetuar më 13-07-2020, 14:49

I njohur si “tmerri” i qytetit të Vlorës, i dënuari me burg përjetë Zani Çaushi, kërkon që të lirohet me kusht.

Myrteza Çaushi, i njohur ndryshe si Zani, u dënua me formën më të rëndë nga drejtësia shqiptare i gjetur fajtor për një sërë krimesh dhe vrasjes, si drejtues i një prej bandave më famëkeqe të qytetit bregdetar në vitin 1997.

Ai i është drejtuar Gjykatës së Korçës për lirimin para kohe, teksa vuan dënimin në burgun e Drenovës.

“Kam vuajtur mbi 25 vite burg dhe jam rehabilituar. Dua të lirohem dhe të punësohem, pasi kam një fëmijë të mitur për të rritur”, mësohet të ketë thënë Çaushi, në argumentet ku kërkon lirinë.

Seanca e radhës ndaj tij, u caktua për në 17 korrik.

Kujtojmë se Çaushi u martua gjatë kohës që ndodhej në burg me një vajzë nga Burreli me emrin Arjana dhe në vitin 2011 u bë baba i një djali. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd