“Për djalin, familjen dhe popullin”, çfarë deklaroi Thaçi para marrjes në pyetje në Hagë
Transmetuar më 13-07-2020, 13:27

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka hyrë në Prokurorinë Speciale të Hagës, në orën 13:00 të ditës së sotme.

Vetëm pak para se të hynte në godinë, ai ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat.

Thaçi në një deklaratë në gjuhën angleze ka thënë se beson në vlerat e luftës për liri dhe se Kosova sot është ajo çfarë ai ka ëndërruar.

“Sot, jam i gatshëm të përballem me sfidat e reja me sukses, për djalin tim, për familjen dhe popullin tim. Ky është çmimi për lirinë. Unë besoj në të vërtetën dhe në liri”, ka thënë Thaçi, transmeton Gazeta Express.

“Kosova është një histori suksesi dhe për këtë jam krenar”, ka shtuar Presidenti i Kosovës, i cili gjatë luftës ishte drejtor politik i UÇK-së.

Një javë më parë zyra e Prokurorit të Specializuar, me seli në Hagë, njoftoi se ka paraqitur në Dhomat e Specializuara një aktakuzë për shqyrtim, e cila e ngarkon Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, dhe të tjerë me krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Loading...