
Një pako me eksploziv është hedhur drejt një banese në Fushë Krujë, por fatmirësisht pa shpërthyer.
Ngjara u shënua rreth orës 23:00, të së dielës në ambientin e jashtëm të banesës së shtetases M. F., në Fushë Krujs.
Në oborrin e gruas, është gjetur një pako brenda së cilës dyshohej se kishte lëndë plasëse, e cila nuk ka shpërthyer.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat antieksploziv të RENEA-s dhe pas verifikimeve ka rezultuar se brenda pakos kishte një sasi të vogël lëndë plasëse artizanale.
Si rezultat i hetimeve grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, i cili është shtetasi A. B., dhe po punohet për kapjen e tij. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





