Peshkaqeni ndjek në det një djalë të mitur, i merr jetën
Transmetuar më 13-07-2020, 01:42

Një 15-vjeçar ndërroi jetë pasi u sulmua nga një peshkaqen ndërsa ishte duke bërë sërf në New South Wale, Australi.

“Dëshmitarët thanë se një peshkaqen sulmoi të riun, ndërsa ai ishte duke bërë sërf”, thuhej në një deklaratë të policisë për ngjarjen e rëndë.

“15-vjeçarit iu dha ndihma e parë pasi kishte lëndime të rënda në këmbë, por fatkeqësisht ndërroi jetë”, konfirmon policia.

Plazhi ku ndodhi sulmi, por dhe dy të tjerë aty pranë, janë mbyllur nga autoritetet.

Ky ishte sulmi i pestë fatal i peshkaqenëve vetëm gjatë këtij viti në plazhet e Australisë.

Një 36-vjeçar ishte rasti i fundit, i cili humbi jetën vetëm javën e kaluar kur u sulmua nga një peshkaqen në një plazh në Queensland.

Loading...