
Ekzekutohet me armë zjarri reperi i njohur amerikan, Lil Marlo.
Reperi 30-vjeçar u vra teksa po udhëtonte me makinë në Atlanta.
Lil Marlo u qëllua në një atenttat mbrëmjen e së shtunës.
Policia mori një telefonatë për aksident rrugor, por kur ka shkuar në vendngjarje ka gjetur 30-vjeçarin të qëlluar për vdekje me armë zjarri.
“Nga të dhënat e para, dyshohet se viktima ka qenë shënjestra e këtij sulmi, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të vrasjes”, ka bërë të ditur policia.
Here’s footage of QC artist Lil Marlo’s car being shot up, Rest In Peace Lil Marlo 🙏🏿🙏🏿🙏🏿 pic.twitter.com/kv6mWm1USN
— Blanco Tarantino TV, LLC (@BlancoTarantino) July 12, 2020
Lil Marlo la pas 2 fëmijë të mitur, një djalë dhe një vajzë.
Fansat kanë mbetur të shokuar nga ky lajm, ku kanë shprehur fjalë pikëlluese për humbjen e parakohshme të reperit./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





