Lorik Cana, ish-kapiteni legjendar kuqezi, pak kohë më parë u bë baba për herë të dytë.
Partnerja e tij italiane, Monica, solli në jetë fëmijën e dytë të çiftit, vajzën që e pagëzuan me emrin ilir, Enkeleida.
Sot Loriku ka ndarë foton më të ëmbël me të bijën. Ish-kapiteni shfaqet duke parë me të voglën garat e Fiaf3, ku garon edhe shqiptari Lirim Zendeli. Kështu, edhe vajza e tij e vogël po rriten me dashurinë prindore, për Shqipërinë.
Djali i tij Boiken ndjek çdo aktivitet sportiv ku ka shqiptarë, bashkë me të atin.
Loriku shpesh u blen fëmijëve rroba me simbolet kombëtare shqiptare.
Duket se në këtë drejtim, sa i përket patriotizmit, Monica është dorëzuar. Një italiane përballë tre shqiptarëve, shanset e saj që të familjen ta orientojë përtej Adriatikut, sa vijnë e bëhen më të rralla.
/NOA.al