Transmetuar më 12-07-2020, 11:08

Në 24 orët e fundit humbën jetën katër persona të infektuar me koronavirus, informon noa.al duke cituar deklaratën e Institutit të Shëndetit Publik.

Dy prej viktimave janë femra 57-vjeçare nga Shkodra dhe Dibra, një pacient 75 vjeçar nga Durrësi dhe një paciente 81 vjeçare nga Tirana.

Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik, nuk përmendi asnjë sëmundje bashkëshoqëruese për të ndjerët.

Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet e rënduar. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacientëve edhe të moshave të reja.

Në Spitalin Infektiv janë të shtruar 72 pacientë, 8 pacientë në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar.

Gjatë ditës që lamë pas, u regjistruan edhe 83 të prekur ndër 420 persona të testuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 38 raste në Tiranë, 12 në Berat, 6 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Elbasan, Vlorë, 3 raste në Krujë dhe Kukës, 2 raste në Urën Vajgurore dhe Përmet, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Gjirokastër, Bulqizë, Himarë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 65 qytetarë, duke e çuar në 1946 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1415 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë për më shumë kujdes, edhe gjatë pushimeve dhe sezonit turistik. Mos e uleni vigjilencën dhe respektoni rregullat e higjienës.

Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlongje dhe në çdo ambient.

Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajnë domosdoshmërisht maskë.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.

Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID19.

COVID-19 – Statistika (12 Korrik 2020) Testime totale 32353 Raste pozitive 3454 Raste të shëruara 1946 Raste Aktive 1415 Humbje jete 93 (Qarku Tiranë 48, Durrës 15, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 15, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 591 Durrës 223 Shkodër 180 Vlorë 113 Lezhë 63 Fier 29 Kukës 43 Korçë 32 Elbasan 36 Berat 39 Gjirokastër 25 Dibër 18

🔴 MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19Dr. Marjeta DervishiInstituti i Shëndetit Publik

Publiée par Ogerta Manastirliu sur Dimanche 12 juillet 2020