Një turist bie nga pallati, i merr jetën dhe një kalimtari që i ra sipër
Transmetuar më 12-07-2020, 01:15

Një burrë ka rënë nga ballkoni i një hoteli dhe i ka shkaktuar vdekjen jo vetëm vetes, por edhe një kalimtari. Ngjarja e paprecedentë ndodhi në orën 01.45 të së shtunës në Costa del Sol, Malaga të Spanjës.

Burri 50 vjeçar, një turist anglez, kishte shkuar me familjen për pushime në hotelin e zonës Marbella dhe ishin akomoduar në hotel me 5 yje.

Në një moment ka rënë nga kati i shtatë i hotelit luksoz, duke vrarë dhe një person tjetër që zuri poshtë vetes.

Pushuesi ra mbi një 43 vjeçar spanjoll që po konsumonte një pije mbrëmë vonë në rezortin e Marbella-s, Gran Melia Don Pepe.

Autoritetet thanë se dy meshkujt pësuan vdekje të menjëhershme. Britaniku ishte rreth 50 vjeç, kurse spanjolli që po pinte një pije në tarracën e poshtme të hotelit ishte 43 vjeç, tha policia lokale.

Loading...