Transmetuar më 11-07-2020, 22:55

Bilanc tragjik është ai i regjistruar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut si pasojë e koronavirusit.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 8 persona nuk e kanë fituar dot betejën me virusin vdekjeprurës në ditën e fundit dhe mes tyre dhe një vajzë 24 vjeçare. Sipas të dhënave vajza nuk ka pasur asnjë sëmundje tjetër kronike dhe ishte shtruar në Klinikën Infektive në Shkup në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ishte diagnostikuar me COVID-19.

24 vjeçarja nga Tetova konsiderohet si viktima më e re nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut që nga nisja e pandemisë.

Deri në këto momente në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën 376 persona, ndërsa të infektuarit bashkë me 199 rastet e reja kanë arritur në 7975.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd