Transmetuar më 11-07-2020, 20:46

Shuhet në moshën 85-vjeçare legjenda e futbollit anglez, Xhek Çarlton.

Ish mbrojtësi i qendrës ka qenë pjesë e skuadrës legjendare të Anglisë, që kishte fituar Kupën e Botës në vitin 1966.

Çarlton vdiq ditën e djeshme në shtëpinë e tij në Northumbreland pranë familjarëve të tij.

"Ai ishte një mik i mirë për shumë njerëz, një burrë shumë i adhuruar, baba, gjysh dhe stërgjysh”, u shpreh familja në një deklaratë.

Xhek është vëllai i Bobi Çarltonit, legjendës së Mançester Junajtedit.

Që të dy kanë qenë pjesë e suksesit të madh të Anglisë, kur në vitin 1966 fituan Kupën e Botës./noa.al/