Transmetuar më 11-07-2020, 17:05

Vajza e saj e porsalindur, lindi një javë para izolimit. Tani ajo është gati katër muaj, por që nga lindja e saj, vajza ende nuk është e regjistruar.

Normalisht, foshnjat duhet të regjistrohen në njësitë vendore brenda 42 ditëve nga lindja në Britani, ose brenda 21 ditëve në Skoci. Por,  gjatë mbylljes prej koronavirusit, shumë zyra ndërprenë të gjitha regjistrimet e lindjeve – dhe vetëm tani po fillojnë sërish nga puna. Kjo do të thotë se ata po përballen me mijëra foshnje, ende të paregjistruara. Dhe për prindërit, kjo mund të shkaktojë probleme.

"Është vetëm bezdisëse," thotë Znj Pratt, 35 vjeçe, nga Auchterarder në Perth dhe Kinross. "Është diçka që duhej të bëhej brenda disa javësh nga lindja e saj dhe ne tani kanë kaluar katër muaj", i tha ajo BBC.

"Ne nuk mund të hapim një llogari bankare, sepse duhej të siguronim identitetin e saj, gjë që ne nuk kemi qenë në gjendje ta bëjmë. Pra, kjo është anuluar e gjitha".

Po ashtu problem mbetet edhe nëse fëmija kërkon shërbim shëndetësor, – raporton NOA.al.

"Është vërtet zhgënjyese", thotë e ëma.

Zonja Pratt më në fund arriti të rezervojë një takim për të regjistruar lindjen e bebes.

"Është qesharake sepse njerëzit thonë që fëmija ajo nuk ekziston zyrtarisht," – shton ajo. – "Ne madje mund t’i ndryshonim emrin e saj tani, nëse do të donim, dhe kjo është çmenduri."

Për nënën e re Olivia McDermott, 24 vjeçe, regjistrimi i lindjes së djalit të saj Elijah nënkuptonte telashe të tjera, në përpjekjet e saj për t’u bërë infermiere.

Zonja McDermott do të duhej të braktiste kursin e saj të trainimit të infermierit nëse foshnja e saj nuk do të regjistrohej.

Pa një çertifikatë të lindjes, ajo nuk mund të aplikonte për një grant për kujdesin e fëmijëve, dhe pa grant ajo tha se nuk do të jetë në gjendje të vazhdojë kursin e saj.

Me probleme të ngjashme po përballet e tëra Britania e Madhe, Europa, dhe ndoshta e gjitha bota.

Jetojmë në një kohë të çuditshme, në kohë pandemie, dhe fëmijët që lindën në këtë periudhë ndoshta do të rriten me kujtime jo shumë të këndshme./NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd