Transmetuar më 11-07-2020, 15:40

Gianni de Biasi, trajneri italian që çoi Shqipërinë për herë të parë në Euro 2016, ka nisur një eksperiencë të re me një kombëtare tjetër.

De Biasi ka formosur me federatën Azerbajxhase, jë kontratë që zgjat të paktën dy vjet, me synimin për ta çuar kombëtaren e këtij vendi në finalet e Kupës së Botës, Katar 2022", raporton NOA.al.

Por 64-vjeçari nuk është i vetmi italian, aktualisht në një stol të huaj. Nga Marco Rossi dhe Edy Reja , dy italianë të tjerë që drejtojnë përkatësisht ekpet kombëtare në Hungari dhe Shqipëri, te Carlo Ancelotti dhe Fabio Cannavaro, apo Paolo Tramezzani (ish-ndihmës i De Biasi te Shqipëria), të cilët drejtojnë klube si Everton, Guangzhou Evergrande dhe Sion, italianët janë të shumtë kudo në botë dhe mbeten gjithnjë e më të preferuar në fushën e trajningut.

Gianni De Biasi do të jetë trajneri i rradhës i kombëtares së Azerbajxhanit: përkrah tij, do të jenë dy asistentët italianë: Benny Carbone dhe Claudio Bellucci, ish-lojtarët e Napolit.

Pas largimit në vitin 2017 nga Shqipëria, De Biasi pati disa një eksperiencë të shkurtë në Spanjë me Alavesh, për t’u rikthyet nën drejtimin e kombëtares së dytë në karrierën e tij të gjatë si trajner.

/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd