Transmetuar më 11-07-2020, 10:51

Në 24 orët e fundit është shënuar bilanci më i rëndë i viktimave, qysh nga nisja e pandemisë së koronavirusit.

Katër persona kanë humbur jetën në orët e fundit. Viktimat janë një 68- vjeçar nga Durrësi, një 65- vjeçar nga Tirana, një 63- vjeçar nga Elbasani dhe një 71-vjeçare nga Shkodra, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, në gjendje të rënduar si pasojë e Covid-19.

Situata në spitalin infektiv vijon te paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 93 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 62 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 4 në Gjirokastër, nga 3 raste në Durrës, Pukë, nga 2 raste në Korçë, Mirditë, Tropojë, Malësi e Madhe, dhe nga 1 rast në Krujë, Fier, Lezhë, Kavajë, Rrogozhinë, Berat, Tepelenë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1401 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 591; Durrës 229; Shkodër 178; Vlorë 120; Lezhë 68; Fier 42; Kukës 41; Korçë 34; Elbasan 33; Berat 25; Gjirokastër 22 dhe Dibër 18.

🔴 MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19 Gentiana QirjakoInstituti i Shëndetit Publik

Publiée par Edi Rama sur Samedi 11 juillet 2020