Transmetuar më 10-07-2020, 19:27

Një përgjim, ku dëgjohet ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev teksa ofendon shqiptarët, po bën xhiron e rrjetit.

Në audiopërgjim biseda mes Zaev dhe personit tjetër ka qenë çështja e votës. Zaevi dëgjohet duke thënë se “shqiptarët nuk vlejnë as për pesë pare”.

Më pas, personi tjetër i kthehet se rreziku tek shqiptarët qëndron se “ata kanë luftëtarë”.

Ndërsa, përgjigja e Zaevit ishte se “luftëtarët gjenden gjithandej në botë”. Për më tepër dëgjoni audiopërgjimin.