Transmetuar më 10-07-2020, 16:15

Një kamera ka kapur momentet e fundit të një vajze të vogël tetë vjeçare, e cila u shkëput nga prindërit dhe nisi të vraponte në një rrugë, para se të rrëmbehej, të përdhunohej e të vritej barbarisht.

E veshur me një bluzë dhe pantallona të shkurtra ngjyrë blu, vajza raportohet se donte të shkonte te shokët dhe shoqet e saj, në qytetin e vogël rus ku jetonte me familjen e saj.

Por rrugës ajo u rrëmbye nga një çift, që po udhëtonte me makinë, e më pas u përdhunua dhe u vra prej tyre.

Vika Teplyakova, tetë vjeçe, dyshohet se u vra nga Igor dhe Kristina Dvornikov, zbuluan hetimet e fundit mbi ngjarjen, – raporton NOA.al.

Një video tregon momentet e saj të fundit, duke shëtitur nëpër rrugë. Ajo është bërë publike mbi ngjarjen tronditëse nga një televizion lokal.

Vajza mungonte për tre ditësh në familjen e saj, dhe mbi 500 vullnetarë u mblodhën për ta kërkuar dhe gjetur atë.

Policia pas hetimeve zbuloi se ajo ishte rrëmbyer nga një burrë e një grua, të martuar.

Gruaja i tregoi policisë krimin makabër dhe tregoi se trupi i vajzës ishte fshehur afër një liqeni.

Oficerët rusë pasi e gjetën trupin e vajzës, publikuan sot foto të burrit dhe gruas së arrestuar, të dyshuar për kryerjen e krimit të tmerrshëm.

Burri i tha gruas së tij se do të përdhunonte vajzën dhe gruaja nuk bëri asgjë për ta ndaluar atë sepse ajo ishte shumë e frikësuar prej tij’, u tha mediave një burim policie.

Vajza u përdhunua dhe u mbyt më pas, me një qese plastike.

"Ajo vdiq të hënën, ditën kur edhe u zhduk", tha policia.

Ngjarja tronditëse ndodhi në Novoaleksandrovsk, një qytezë në ishullin Sakhalin, një ishull paqësor rus, në veri të Japonisë./NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd