Përfshihet nga flakët një makinë në Kosovë, humb jetën një djalë 17 vjeç
Transmetuar më 10-07-2020, 11:51
Foto ilustruese

Një makinë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit, duke bërë që një person të gjejë vdekjen.

Ngjarja e rëndë është shënuar në Kosovë, rreth orës 05:40 të kësaj të premteje, në rrugën rajonale Prishtinë- Mitrovicë.

Në fshatin Shupkovc, ka dalë nga rruga një makinë e cila është përfshirë më tej nga flakët.

Si pasojë e aksidentit, ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit, një i ri 17 vjeç me iniciale A.K., ndërkohë që pasagjeri një 20-vjeçar me iniciale I.A., ka dalë nga mjeti i plagosur.

Lidhur me rrethanat e ngjarjes hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë. /a.y/noa.al

Loading...