Koronavirusi, Italia bllokon udhëtimet me 13 shtete/ Lista
Transmetuar më 10-07-2020, 08:58

Italia miraton listën e shteteve prej të cilave ndalohet udhëtimi, pasi cilësohen si vende me rrezik për koronavirusin.

Është kjo ajo që është firmosur në një urdhër të ministrisë së Shëndetësisë, Roberto Speranza, pas konsultimeve me ministrinë e Jashtme, të Brendshme dhe atë të Transportit.

Urdhri parashikon ndalimin e hyrjes dhe kalimit tranzit në Itali për personat që në katërmbëdhjetë ditët e mëparshme kanë qëndruar ose kanë kaluar nëpër këto shtete: Armeni, Bahrein, Bangladesh, Brazil, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kili, Kuvajt, Maqedoni e Veriut, Moldavi, Oman, Panama, Peru dhe Republika Domenikane.

Për të siguruar nivelin e duhur të mbrojtjes shëndetësore, fluturimet direkte dhe indirekte drejt dhe nga vendet e lartpërmendura janë pezulluar. /a.y/noa.al

Loading...