Transmetuar më 10-07-2020, 08:22

Pas dy rasteve të para, konfirmohen si të infektuar me koronavirus tre futbollistë të tjerë të Partizanit.

Mësohet se futbollistët e infektuar janë Esat Mala, Kristi Kote dhe Erald Çinari, të cilët janë asimptomatikë dhe janë izoluar.

Lajmi u konfirmua nga ekipi i futbollit të Partizanit, ndërsa më herët u konfirmuan si pozitiv me Covid-19 edhe lojtarët Dejan Boldor dhe Besnik Ferati.

Por pavarësisht infektimit të pesë lojtarëve, Partizani thotë se është gati për derbin me Tiranën.

Njoftimi i ekipit të futbollit

FK Partizani njofton rezultatet e testeve të kryera nga ekipi për Covid-19. Në total janë kryer 50 tamponë dhe nga përgjigjet zyrtare të konfirmura nga ISHP (Instituti i Shëndetit Publik), tre pjesëtarë të ekipit Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe janë asimptomatikë. Pjesa tjetër e skuadrës, stafi dhe punonjës të klubit kanë dalë negativ.

Në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lojtarët janë izoluar dhe nuk do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e radhës. Ekipi gëzon gjendje optimale dhe pavarësisht mungesave është gati për të dhënë maksimumin në derbin me Tiranën. /a.y/noa.al