Transmetuar më 09-07-2020, 19:04

Këto pamje kanë bërë xhiro në mediat e huaja, dhe tregojnë momentin kur një grua e mbuluar në flakë hedh djalin e saj nga kati i tretë për ta shpëtuar.

Ngjarja ka ndodhur në Miçigan të Shteteve të Bashkuara. Një djalë 28-vjeçar, Phillip Blanks arriti që ta shpëtonte djalin, ndërsa nëna e tij u përcëllua nga flakët.

Phillip Blanks është shprehur për mediat e huaja se ishte shumë instiktive dhe nuk e mendoi gjatë, thjesht reagoi. Nëna 30-vjeçare Rachel Long, vdiq në flakë.

Blanks është shprehur: Ajo është heroina e vërtetë sepse bëri sakrificën përfundimtare për të shpëtuar fëmijët e saj. Djali i vogël Jameson, ishte duku fluturuar si helikë në ajër kur unë e prita. Koka e tij u ul në mënyrë të përsosur në bërrylin tim.

Jameson dhe motra e tij tetë vjeçare u dërguan në spital me djegie, së bashku me një grua tjetër.

Dëshmitarët okularë thanë që Rachel kishte marrë flakë, por në vend që të hidhej, ajo u kthye përsëri për të bijën e saj Roxanne dhe për fat të keq, nuk u kthye më. /k.k/noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd