Transmetuar më 09-07-2020, 18:48

Këngëtarja e mirënjohur Samanta Karavella mbushi sot 30-vjeçe.

Me këtë rast ajo ka organizuar një festë luksoze me miqtë e saj.

Festa ka nisur pas mesnatës në një ambient të madh me pishinë dhe të mbushur me tullumbace.

Samanta dukej mahnitëse e veshur me një fustan të gjatë të çarë deri në bel dhe me dekolte të hapur.

Pranë saj ishin disa prej miqve më të mirë si Enca, Ardit Çuni si dhe Olti Curri, ai që publikoi edhe videot e fotot nga festa e madhe.

Këngëtarja duket se e ka shijuar shumë ditëlindjen nën atmosferën e miqve të saj mes një torteje gjigante, ndërsa në qiell u plasën edhe fishekzjarre. Shampanja u derdh lumë. Festa vazhdon!

/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd