Transmetuar më 09-07-2020, 13:10

Një lindje e rrallë ka ndodhur në orët e fundit në Tiranë, ku një fëmijë ka ardhur në jetë me këmishë.

Këtë fakt e ka bërë me dije mjekja gjinekologe Anika Dokle.

E surprizuar nga lindja e asistuar prej saj, mjekja e njohur ka ndarë fotografitë e momentit kur vogëlushi erdhi në jetë.

“Bebush me këmishë”, shkruan Dokle, e cila shihet bashkë me kolegët me vogëlushin në duar.

Lindja e pazakontë ndodhi në maternitetin “Koço Gliozheni”, ndërsa foshnjat që vijnë në jetë me këmishë, cilësohen si me fat. /a.y/noa.al