Rruga Milot-Fier, Balluku: Zëdhënësit e qametit hedhin baltë, e çmendën popullin
Transmetuar më 09-07-2020, 12:24

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori në mbrojtje autostradën Milot-Fier, pas shigjetimeve të opozitës brenda dhe jashtë parlamentare.

Duke folur sot në Kuvend,  zyrtarët e opozitës, ministrja i cilësoi si “zëdhënës të qametit”.

“12 vite e kishit ju ministrinë e Transportit, zëdhënësë të qametit që dini veç të hidhni baltë. Kjo autostradë do të kushtojë 7.5 euro për kilometër, asnjë lekë më shumë. Autostradat me pagesë janë rrugë europiane. Do të bëjmë rrugë dytësore të detyruara, do t’ja detyrojmë ne ndërtuesit që të bëjë rrugë dytësore. Unë e di si është puna, ju s’keni problem me projektet, ju thjesht nuk doni të ndërtohet. Zoti është i madh dhe e ka parë Shqipërinë më në fund, e çmendët këtë popull. Në ditët e tmerrshme të Covid-19, oferta është të dëgjosh se do vijë njëri që do shkatërrojë atë e këtë.  Ju shkatërruat psikologjinë e njerëzve”, u shpreh Balluku.

Ministrja tha se iu kërkoi ekspertëve të ndalonin dhe se i kërkoi mirëkuptimin Kryeministrit, ku u dëgjuan me vëmendje deklaratat e opozitës dhe u analizua se mos ndoshta kishte ndonjë fije të vërtetë, apo ndonjë numër që iu ka shpëtuar.

“Hill International, Dellotite, këta janë ekspertët tanë që po punojnë për ne, po kush janë ekspertët e qametit që thonë se projekti është i fryrë? Kjo rrugë kushton 1 miliard e 118 milionë euro, do të vijë nga investitori privat përmes një gare ndërkombëtare për të ardhur me investimin më të madh dhe çmimin pagesën e rrugës më të ulët. Ua thashë përgjigjen edhe pse ju nuk meritoni asnjë përgjigje”, deklaroi Balluku. /a.y/noa.al

Live: Fjala në Parlament e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku

Publiée par Taulant Balla sur Jeudi 9 juillet 2020

Loading...