Transmetuar më 09-07-2020, 11:59

Një lokal në Berat ka marrë një gjobë të kripur, pasi organizoi një mbrëmje mature në kushte pandemie, kur grumbullimet janë të ndaluara.

Kontrollet kanë vijuar dhe në biznese e lokale të qarkut të Beratit dhe si rezultat u konstatua se në një lokal, në mbrëmje, ishte organizuar një festë mature, duke shkelur protokollet e sigurisë dhe urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë që ndalon zhvillimin e mbrëmjeve të maturës.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të policisë bllokoi zhvillimin e këtij aktiviteti masiv në ambiente të mbyllura dhe pa masa sigurie

Në bashkëpunim me Instituti i Shëndetit Publik, pronari i këtij lokali u gjobit me gjobë 1.000.000 lekë të reja, pasi ka shkelur masat kufizuese të marra për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Gjithçka në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së Covid-19, ku shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe të Komisariateve në varësi të saj kanë ushtruar kontrolle të njëpasnjëshme në banesat e personave të prekur nga Covid-19, me qëllim respektimin me rigorozitet të vetëkarantinimit, si dhe në lokale për të respektimin e protokolleve të sigurisë

Strukturat e policisë disponojnë listat e përditësuara me emrat e personave të prekur dhe rastet e reja. Në orare të ndryshme gjatë ditës dhe mbrëmjes, shërbimet e policisë ushtrojnë kontrolle në banesat e këtyre shtetasve. /a.y/noa.al

Organizoi mbrëmje mature, gjobë e kripur lokalit në BeratLAJMI: https://noa.al/lajmi/2020/07/2174006.html

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Jeudi 9 juillet 2020